Marcus Thuram ishte protagonist tek autogoli i Gattit, që vendosi ndeshjen Inter-Juventus (1-0). Zikaltrit siguruan tri pikë të arta në “San Siro”, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit pas triumfit në derbin e Italisë.
Sulmuesi francez nuk e fshehu gëzimin e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të lumtur që fituam
. Goli nuk është merita ime, është merita e gjithë skuadrës. Jam shumë i lumtur.
Tri pikë të rëndësishme, por na presin të tjera ndeshje të forta.
Mposhtëm një kundërshtar të vështirë, kështu që të gjithë jemi të gëzuar.
Jemi një grup i bukur, na pëlqen të festojmë dhe vuajmë së bashku. Tani po largohem të ha darkë me babanë tim”, u shpreh 26-vjeçari zikaltër.