Leon Zeqiraj është futbollisti i radhës kosovar që përfundon në futbollin italian.
Super-talenti kosovar në fakt e ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij.
Përfaqësuesi U-19 i Kosovës është transferuar tek klubi i njohur italian, Sampdoria.
Futbollisti nga Istogu deri tash ishte pjesë e akademisë së Werder Bremenit, ndërsa vendosi që karrierën ta vazhdojë në Itali, aty ku e synon ngritjen e madhe dhe shpërthimin.
I menaxhuar nga agjensioni në pronësi të legjendës Francesco Totti, Zeriqaj ishte pjesë e “Dardanëve të rinj” në Elite Round.
Qendërmbrojtësi shihet me një të ardhme të ndritshme, ndërsa llogaritet edhe si pasardhës i denjë i Amir Rrahmanit tek Kombëtarja A e Kosovës.
Zeqiraj do të ushtrojë me ekipin Bardh e Kaltër në Itali, ndërsa do ta presë rastin e tij tek ekipi nga Genova.