Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, foli për mediet italiane para ndeshjes ndaj Cagliarit, ku u pyet në veçanti për trajnerin De Rossi.
Për Mancini-n, De Rossi i dhuroi qetësi dhe ide të reja skuadrës, ndërsa theksoi se për të kishin shumë vlerësim edhe përpara se të bëhej trajner i “verdhekuqve”.
“Shumë njerëz e njihnin tashmë trajnerin përpara dhe ai vlerësohej si shok skuadre, kundërshtar dhe bashkëpunëtor.
Ai është një person që e njeh mirë mjedisin dhe gjëja e parë që bëri ishte të na qetësonte dhe të na sjellë ide të reja“-deklaroi mbrojtësi.