Roma ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Cagliarit, në takimin e javës së 23-të në Serie A.
Roma e trajnerit të ri, Daniele de Rossit, po shkëlqen dhe sonte ka shënuar prej fitoreve më të thella.
Futbollistët Pellegrini (2'), Dybala (23' e 51' –nga penalltia) e Huijsen (59’) shënuan për fitoren e romakëve.
Cagliari u shkatërrua me rezultat dhe nuk arritën të shënojnë as golin e nderit.
Pas javës së 23-të Roma zë vendin e pestë me 38 pikë e Cagliari është në të 18-tin me 18 sosh.