Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, nuk është lënduar edhe aq rëndë sa ekzistonte frika fillestare.
Ai në ndeshjen ndaj West Ham Unitedit në fundjavë dyshohej ta ketë lënduar ligamentin e kryqëzuar të përparmë, e që është një prej lëndimeve më të rënda në sport.
Sidoqoftë, tani Djajtë e Kuq kanë njoftuar se ai pritet të mungojë vetëm tetë javë.
“Lisandro Martinezi ka pësuar një lëndim në ligamentin medial kolateral në gjurin e tij dhe pritet të jetë jashtë fushës për së paku tetë javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.