Kryebashkiaku i Parisit ia kthen ashpër Al-Khelaifit

Futboll

Kryebashkiaku i Parisit ia kthen ashpër Al-Khelaifit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 15:56
Stadiumi mitik “Parc des Princes”

Paris Saint-Germain mori një tjetër përgjigje të thatë “jo” në lidhje me kërkesën për blerjen e stadiumit mitik, “Parc des Princes”.

“E përsëris sot njëherë e mirë. “Parc des Princes nuk do të jetë shitje, është një trashëgimi e qytetarëve,” shpjegon kryebashkiaku i Parisit, Hidalgo, për Ouest-France. “Tema është mbyllur”.

Sot, në fakt, këshilli bashkiak i Parisit pritet të konfirmojë vendimin për të mos shitur objektin, duke hedhur poshtë kërkesës së e klubit që Al-Khelaifit, që synonte të bënte investime.

Ky është një hap i ri në marrëdhëniet e tensionuara mes kryebashkiakut dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, pas akuzave të bëra ndaj administratës pariziene se nuk duan të zhvillojnë klubin.

“Komuna u tërhoq në këtë aferë në një mënyrë mjaft të dhunshme gjatë Kupës së Botës në Katar, kur ne u akuzuam se po pengonim zhvillimin e klubit. Megjithatë, kohët e fundit u shqiptuan fraza ofenduese dhe kjo nuk është serioze”, vazhdon Hidalgo.

E dua futbollin dhe ekipin tim, ne jemi gati të studiojmë dhe të shoqërojmë transformimet në objekt, por jo t’ia dorëzojmë Katarit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat