Rustem Hoxha vazhdon që të bëjë mjaft mirë detyrën e kapitenit.
Jo vetëm për frymën e motivimit që ka sjellë në ekip, por edhe në fushën e lojës përsa i përket detyrave të tjera.
Madje mund të themi që përveç detyrave mbrojtëse që ka, ai bën mjaft mirë edhe ato sulmuese.
Protagonist në dy ndeshje radhazi, në fitoren 3-2 ndaj Kukësit dhe fitoren 0-4 ndaj Erzenit, Hoxha është kthyer në një pikë kyçe për dinamovitët, të cilët kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës.
Por tashmë mesa duket ky problem ka gjetur zgjidhje dhe është pikërisht kapiteni.
Në këtë sezon, Hoxha ka shënuar 3 gola duke qenë në “luftë” me sulmuesit e Dinamos përsa i përket golashënuesit të ekipit. Zabërgja,
Kaçorri dhe Denisson kanë shënuar nga 5 gola, ndërsa Lorenco Vila 4. Teksa më poshtë vjen pikërisht qendërmbrojtësi, Rustem Hoxha me 3, po aq sa Patrik Bardhi.