Një superkompjuter ka parashikuar se Manchester City është favorit për të fituar Champions League.
City i Pep Guardiolas shkroi historinë kur fitoi titullin e parë europian sezonin e kaluar duke kompletuar Tripleten.
Dhe një superkompjuter i Opta mendon se City mund të bëhet skuadra e dytë në tre dekadat e fundit që mbron titullin sukses në Champions League.
Erling Haaland me shokë kanë një shans 31.2 për qind për të fituar kompeticionin këtë vit.
Dyfishin e shanseve të Real Madridit, në vendin e dytë me 15.7 për qind. Kryesuesi i Serisë A, Inter është i treti në renditje me 12.1 për qind shanse.
Ndërsa Bayern Munich i Harry Kane është i katërti me 11.4 për qind.
Dhe pesë vendet e para plotësohen nga Arsenali, që ka 6.8 për qind të mundësive për të fituar Champions League për herë të parë.
Këto shifra i vendosin Topçinjtë përpara gjigantëve europianë si Paris Saint-Germain, Barcelona, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, të cilët kanë arritur të gjithë në finale në 11 vitet e fundit.
I vetmi ekip që nuk ka asnjë shans për të fituar është Copenhagen me zero për qind të shanseve.