Tifozët e Shkëndijës së Haraçinës, “Çlirimtarët”, kanë marrë një lajm të mirë.
Te nënkampionët e Ligës së Tretë-grupi Veri është rikthyer mbrojtësi i pakalueshëm, Ismail Abdullahu.
Abdullahu dhe Shkëndija i kishin ndarë rrugët, pas përfundimit të sezonit vjeshtor, por tani sërish janë bashkuar për një qëllim-ta fitojnë titullin kampion në Ligën e Tretë dhe pastaj përmes barazhit të inkuadrohen në Ligën e dytë.
Ndryshe, Shkëndija ka kohë që ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror, ku krahas seancave stërvitore po luajnë edhe ndeshje kontrolluese.
Ndeshja e fundit ishte ajo me Osogovën e Ligës së dytë në Koçani, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Stinori pranveror në Ligën e Tretë-grupi Veri fillon në fillim të muajit mars.
Haraçinasit sezonin vjeshtor e kanë mbyllur në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se sa kampioni vjeshtor GFK Kumanovo.