Disa nga yjet e Chelseat që kanë nënshkruar kontrata afatgjate besohet se janë pishman për kontratat e tyre sipas disa spekulimeve.
Sezoni aktual i Chelseat vazhdoi të përkeqësohet këtë të diele, pas humbjes 4:2 kundër Wolverhampton në “Stamford Bridge”.
Pavarësisht se trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se ka besim në lojtarët e tij, disa prej tyre thuhet se po kanë vështirësi që ta kuptojnë projektin dhe si duket i kanë rënë pishman për kontratat e tyre.
Sipas “The Athletic”, atyre që ia dorëzuar marrëveshje afatgjata kanë diskutuar privatisht pakënaqësinë me kohëzgjatjen e kontratave të tyre mes një ndjenje se ana e Chelseat nuk është përputhur me realitetin e planit të Pochettinos.