Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi mbetet i interesuar në mesfushorin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, por prioriteti i klubit është ylli i Atalantas, Teun Koopmeiners.
Juventusi po përgatitet për sezonin 2024/25 dhe pritet që të përforcojë mesfushën gjatë verës, pavarësisht mundësisë që ta bëjë permanent transferimin e Carlos Alcaraz nga Southamptoni.
Thuhet se prioriteti i “Zonjës së Vjetër” është ylli i Atalantas, Koopmeiners, i cili gjithashtu po lidhet me një kalim te Liverpooli.
Koopmeiners është synim i drejtorit sportiv të Juventusit, Cristiano Giuntoli, që një kohë të gjatë, i cili kishte provuar ta transferonte holandezin te Napoli në të kaluarën. Atalanta refuzoi një ofertë prej 48 milionë eurove nga Napoli verën e kaluar, kështu që Juventusi është u vetëdijshëm që çmimi i Koopmeiners nuk do të jetë i lirë.
Po ashtu, në listën e Juventusit gjendet edhe mesfushori i Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg.