Kombëtarja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa trajner pas largimit të sllovenit Primozh Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.
Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajner, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman në stolin e Kosovës.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi austriak ‘Salzburger Nachrichten’, trajneri gjerman Franco Foda pritet ta marrë drejtimin e Kosovës.
57-vjeçari ka pasur takim me krerët e FFK-së, madje ka qenë edhe në Kosovë ku është pajtuar me të gjitha dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.