Manchester City thuhet se ka rënë dakord për të nënshkruar me sulmuesin e ri brazilian Savio, që aktualisht luan me Girona në Spanjë.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se dokumentet do të nënshkruhen ditët në vijim.
Savio, 19 vjeç, është në sezonin e tij të parë me Girona, ku luan në formë huazimi.
Pavarësisht ofertave nga klubet gjermane dhe angleze, Savio do t’i bashkohet City.
Manchester City dhe Girona kanë të njëjtin pronar, ndaj kalimi te kampionët e Anglisë do të kryhet verën e ardhshme.
Tani për tani, Savio mbetet 100% i fokusuar te Girona, ekipi që po befason në La Liga, për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë. Këtë sezon ai ka realizuar 7 gola në 25 ndeshje në total.