Arsenali është i kënaqur me paraqitjet dhe me kontributin e mesfushorit Jorginho.
Madje, gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se opsioni për vazhdimin e kontratës për një vit tjetër me lojtarin është ende valid për Arsenalin dhe se “Topçinjtë” po planifikojnë ta shfrytëzojnë atë.
Trajneri Mikel Arteta është vërtet mjaft i kënaqur me kontributin e lojtarit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta vazhdojë punën dhe bashkëpunimin me ish-futbollistin e Napolit dhe të Chelseat.
Përfaqësuesi italian ka bindur me kualitetet e tij dhe atij do t’i ofrohet shpejt kontrata e re.
Do t’i mbetet lojtarit të vendos nëse do të qëndrojë në “Emirates Stadium” apo dëshiron të rikthehet në Serie A apo ta provojë një eksperiencë të re diku tjetër..