Sokol Cikalleshi do të mbyll bashkëpunimin me Konyaspor.
Sulmuesi shqiptar ishte larg shkëlqimit të dikurshëm pas përplasjes me drejtuesit e klubit për rrogat e prapambetura.
Kështu sulmuesi ka mbetur jashtë listës së ekipit dhe për ndeshjen e sotme kundër Sivaspor.
Sipas raportimeve nga Turqia, Cikalleshi pritet të largohet dhe të transferohet në një skuadër tjetër elitare në Turqi, teksa transferimet në këtë vend mbyllen në 10 shkurt.