Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin nga Sportingu

Futboll

Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin nga Sportingu

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Leao

Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin nga Sportingu

Çështja Leao duket se nuk do të ketë fund. Transferimi i sulmuesit nga Sportingu i Lisbonës te Lille, duke shfrytëzuar problemet e klubit luzitan, rezultoi të ishte në vendim i gabuar si për Leaon, ashtu edhe për skuadrën franceze. Kjo pasi Sportingu i Lisbonës pretendon 45 milionë euros nga kartoni i sulmuesit, që asokohe u largua me parametra zero.

Gjyqi i zhvilluar verën e kaluar urdhëroi Leaon dhe klubin e Lille që t’i paguajnë Sportingut të Lisbonës 19.6 milionë euro, nga 9.8 milionë euro secili, teksa shifrën e sulmuesit portugez, e mori përsipër Milani në këmbim të rinovimit të kontratës.

Por drejtuesit e Sportingut nuk dorëzohen dhe së fundi kanë apeluar çështjen në KAS-in e Lozanës, ku kërkojnë 45 milionë euro. Çështja është pranuar dhe apeli ka nisur të shqyrtojë dokumentet, teksa vlen të theksohet se palët që rrezikojnë janë pikërisht francezët e Lille dhe sulmuesi portugez Leao.

Klubi i Milanit mund të rrijë i qetë, pasi ka blerë sulmuesin nga Lille duke shlyer të gjitha detyrimet, megjithatë fakti që vetë Leao nuk po gjen paqe me çështjen gjyqësore, mund të ndikojë direkt në rendimentin e tij në fushë, çka përkthehet në një problem edhe për kuqezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat