Derbi midis Dinamos dhe Partizanit në Durrës, ja pse luhet sfida në “Niko Dovana”.
Mund të duket e çuditshme, por po, derbi i së shtunës mes Partizanit dhe Dinamos do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.
Ky është një vendim i vetë klubit blu, që ka vendosur t’i zhvillojë në Durrës të gjitha ndeshjet si pritëse.
Një mundësi ishte edhe zhvillimi i këtij derbi në stadiumin “Air Albania”, por as ky opsion nuk u vu në zbatim. Si përfundim, tifozët do të duhet të udhëtojnë në Durrës për të parë derbin.