Paris Saint-Germain ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Francës.
Parisienët mposhtën Brest me rezultat 3:1 në “Parc des Princes”.
Mbappe dhe Pereira i dhanë epërsinë e dyfishtë vendasve në pjesën e parë.
Mounie realizoi në minutën e 65-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1.
E në minutën e 69-të Brassier i Brest e mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe gjërat për kampionin e Francës u lehtësuan edhe më shumë.
Deri në fund, PSG shënoi edhe njëherë nëpërmjet Goncalo Ramos në minutën e dytë shtesë.
Kësisoj, PSG vazhdon garën në tri fronte, ligë, kupë dhe Ligën e Kampionëve.