Visar Bekaj ishte në portë te skuadra e Hataysporit të mërkurën mbrëma në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Turqisë.
Megjithatë, portieri i Kosovës është eliminuar pas disfatës nga Bashakshehiri vendës.
Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:1, ndërsa fituesi u përcaktua në penallti.
Bashakshehiri fitoi me rezultatin 3:2 pas ekzekutimit të 11-të metrave, ndërsa Bekaj arriti që ta presë një penallti.