Barcelona e ka një pakt verbal me Lamine Yamal kur ky t’i mbushë 18 vjet.
Në fakt, super-talenti do ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas sapo ta arrijë këtë moshë.
Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i kampionit aktual të Spanjës, Deco, shkruan Fabrizio Romano.
“Ne do t’ia vazhdojmë kontratën Lamine Yamalit sapo t’i mbushë ai 18 vjet në vitin 2025”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti portugez.
“Ne e kemi bërë tashmë një përpjekje me të në verën e kaluar. Lamine i ka edhe tri vjet në kontratën e tij”, vazhdoi Deco.
Në kontratën aktuale të lojtarit është përfshirë edhe klauzola e shkëputjes së saj eventuale prej 1 miliard euro.
Lamine Yamal është aktualisht 16 vjet, por ka debutuar me ekipin e parë dhe ka shënuar për Barçën.
Ai shihet si e ardhme e ndritshme e këtij ekipi.