Mesfushori i Milan-it, Ruben Loftus-Cheek ka folur së fundmi për veten e tij për kanalet zyrtare të klubit “kuqezi”.
Ai theksoi se që në ndeshjet e para në “San Siro” është ndjerë si në shtëpinë e tij.
“Edhe në ndeshjet e para jam ndjerë si në shtëpi falë tifozëve dhe atmosferës së stadiumit. Unë i konsideroj gjashtë muajt e mi të parë në Serie A shumë pozitive”-u shpreh fillimisht ai.
Më tej 28-vjeçari shprehu edhe dëshirën për të gjetur sa më shpejt s 7rish rrugën drejt rrjetës në “San Siro”.
“Shpresoj ta bëj sërish gol në ‘San Siro’ sepse atmosfera do të ishte shumë më e mirë se në ndeshjet në transfertë”-theksoi Loftus-Cheek.