Është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë në Futsallë, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm pas kampionatit janë katër skuadra: Tirana Futsal, Partizani Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.
Shorti është hedhur nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, ku janë vendosur përballë këto dy çifte: Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Flamurtari.
Ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në fushë asnjanëse te Kompleksi ‘’Goga”.
Në datën 13 shkurt do të zhvillohen takimet e para, aty ku do të vendoset se kush do të shkojnë në finale.
Vllaznia Futsal–Partizani Futsal/ 13.02.2024/ Kompleksi ‘’Goga”
Tirana Futsal–Flamurtari Futsal/ 13.02.2024/ Kompleksi ‘’Goga”
Në datën 18 shkurt do të luhet edhe takimi final i këtij kompeticioni, ku do të shpallet edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë në Futsallë.