E mbani mend Paolo Tramezzanin, ndihmësin e De Biasit në kombëtaren kuqezi, i cili konsiderohej “truri” i atij stafi teknik që na dërgoi për herë të parë në finalet e “Euro 2016”?
Një emër mjaft i dashur për shqiptarët, i cili do të jetë trajneri i ri i NK Istra 1961.
Këtë e ka bërë të ditur klubi kroat me një njoftim zyrtar për shtyp.
Marrëveshje deri më 30 qershor 2025.
Stafi do të përbëhet edhe nga bashkatdhetarët Attila Malfatti dhe Simone Ropamonti. 53-vjeçari Tramezzani kishte qenë tashmë trajner në Kroaci, duke drejtuar Hajduk Split nga janari deri në maj 2021. Istra aktualisht është e parafundit në klasifikim.