Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur përsëri për Kylian Mbappen.
Kreu i kampionatit spanjoll e ka rritur përqindjen e mundësive që e kishte dhënë së fundmi që sulmuesi francez të përfundojë në Real Madrid gjatë verës që vjen.
Tebas insiston se çdo ditë që kalon dhe që përfaqësuesi francez nuk e vazhdon kontratën me Paris Saint-Germainin, shtohen gjasat që nënkampioni i botës të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.
“Para disa javësh kam thënë se përqindja që Kylian Mbappe të përfundojë në Real Madrid është 50%. Por, tash është edhe më shumë.”
“Mbappé në Real Madrid është 55/60% tash.”
“Çdo ditë që kalon dhe Mbappé nuk e nënshkruan kontratën e re me PSG-në… përqindja rritet”.
“Real Madridi është në gjendje fantastike financiare, kështu që mund të transferojë edhe më shumë lojtarë, jo veç Mbappén”.
Mbappe nuk e ka vazhduar kontratën me parisienët dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, prandaj edhe është më se e mundshme që ai të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës që vjen.
Reali është në “pole-position”, ndërsa interesim për ish-futbollistin e Monacos ka shfaqur edhe Liverpool.