Sokol Cikalleshi është 33 vjeç, por kjo nuk e pengon të jetë i dalluar, dhe të ketë interesim për të.
Pasi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë pati probleme te skuadra e Konjaspori, një tjetër ekip në Turqi është gati për shërbimet e tij.
Flitet për skuadrën e Rizespor, që gjithashtu militon në elitën e futbollit turk dhe që madje mban vendin e pestë në tabelë duke pasur pretendime për t’u kualifikuar në Kupat e Evropës, edicionin e ardhshëm.
Cikalleshi nuk po kalonte aspak keq te Konjaspori, dhe nuk kishte arsye për të lëvizur, por vonesat e rrogave bënë që ai të ankohej dhe klubi e pezulloi përkohësisht, tashmë, kavajasi është kthyer në formacion, mirëpo duken qartazi mosmarrëveshjet me klubin.
Nëse transferimi do të realizohet, Rizespor do të ishte ekipi u gjashtë turk në karrierën e “veteranit kuqezi”, pas Konjaspor, Akhisar, Bashakshehir, Osmanlispor dhe Goztepe.
Ndërkaq, sa i përket këtij sezoni, Cikalleshi ka shënuar 8 gola e dhuruar 4 asistime në 20 ndeshje duke qenë padyshim ndër më të mirët në skuadër dhe në Superligë.