Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në miqësore!
Mario Mitaj ka qenë një nga futbollistët e Kombëtares më në formë gjatë këtij sezoni dhe këtë gjë ai po e konfirmon dhe me Lokomotivën e Moskës.
Mbrojtësi 20-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës së fundmi në miqësoren që Lokomotiva fitoi përballë Torpedo Moskës 2-0.
Mitaj vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Rusi, duke bindur Silvinjon se do të jetë një zgjedhje e duhur në Europian.