Ylber Ramadani do të rikthehet në sfidën ndaj Bolonjës në transfertë.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, i cili luan për Leçen mungoi në ndeshjen me Fiorentinën për shkak të numrit të plotësuar të kartonëve të verdhë.
Ramadani është një element shumë i rëndësishëm për trajnerin D’Aversa i cili i ka besuar gjithmonë duke i dhënë minutat maksimale.
E vetmja mungesë për Leçen do të jetë mbrojtësi francez Xhendrej dhe ai shqiptar Kastriot Dermaku i cili është i dëmtuar.