Kai Havertz i Arsenalit iu kërkua të ndërtonte futbollistin e tij të ëndrrave, duke përdorur atributet e lojtarëve aktivë.
Sulmuesit gjerman iu kërkua të zgjidhte nga një lojtar për këmbën e majtë, këmbën e djathtë, shpejtësinë dhe aftësinë.
Ja se si shkoi sesioni i pyetjeve/përgjigjeve për GOAL:
“Këmba e majtë? Messi”, ka thënë Havertz.
Duke zgjedhur lojtarin me këmbën e djathtë, Havertz zgjodhi pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“Këmba e djathtë? Cristiano”, u përgjigj Havertz.
Kur bëhej fjalë për shpejtësinë, Havertz zgjodhi superyllin e Paris Saint-Germain dhe fituesin e Kupës së Botës 2018, Kylian Mbappe.
“Shpejtësia? Mbappe”, tha Havertz.
Më pas ai u pyet për aftësitë teknike, ku u mendua pak.
“Aftësi teknike? Do të thosha përsëri Mbappe”, përfundoi Havertz.