Pas Rei Manajt, një tjetër futbollist shqiptar i ka shënuar gol Beshiktashit.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Zymer Bytyqi.
Shqiptari i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me fanellën e Antaljaspor, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Turqisë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Antaljaspor, ndërkohë që Beshiktashi gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të me Mulekan, i cili shënoi pas asistit të Milot Rashicës.
Për Bytyqin ky ishte goli i parë me fanellën e Antajaspor.