Rebrov: Shqipëria është solide

Futboll

Rebrov: Shqipëria është solide

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:20
Serhii Rebrov

Trajneri i kombëtares së Ukrainës, Serhii Rebrov komentoi rezultatet e shortit të Ligës së Kombeve 2024/2025, ku skuadra e tij do garojë me Çekinë, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

“Nuk prisja asgjë nga shorti i Ligës së Kombeve pasi tani jemi duke menduar për play-off-in kualifikues për Euro 2024. Pas ndeshjeve të playoff-it, ne do të mbledhim informacione për të gjitha këto ekipe. Tani, mendoj, duhet të përqendrohemi në përgatitjen për “provimet” e marsit”.

“Kam parë shumë Republikën Çeke dhe Shqipërinë, më pak Gjeorgjinë. Shqiptarët po tregojnë futboll solid, kanë fituar të drejtën për të luajtur në Euro.

Jam i sigurt se do të ketë një luftë të ashpër në grupin tone”.

“Po, tani jemi të fokusuar në përgatitjen për play-off. Por unë mendoj se Liga e Kombeve është një turne i rëndësishëm. Të gjitha skuadrat kanë mundësinë të kalojnë në Euro përmes saj.

Më parë janë zhvilluar takime miqësore, por tashmë secila skuadër ka ndeshje më të rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat