Nuk ka paqe për Thiago Alcantaran.
Mesfushori i Liverpoolit pësoi një dëmtimi në ijë 26 prillin e vitit të kaluar, gjë që e detyroi të qëndronte larg fushës për një kohë të gjatë.
Jurgen Klopp i dha minutazh ish-lojtarit të Barcelonës dhe Bayernit në humbjen 3-1 kundër Arsenalit, e para në 10 muaj.
Sipas “The Guardian”, duket se spanjolli ka pësuar një problem muskulor i cili sërish do ta mbajë në infermieri për disa kohë.
Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga klubi i Liverpoolit mbi kohën që i duhet mesfushorit për t’u rikuperuar nga ky problem.