Nicklas Bendtner, një ish-sulmues që ka luajtur në karrierën e tij për Arsenal, Birmingham, Sunderland, Juventus, Wolfsburg, Nottingham Forest, Rosenborg dhe Kopenhagen, ka qenë gjithmonë një figurë e diskutueshme.
Me “topçinjtë” ai tregoi se ka cilësi të shkëlqyera, të cilat i lejuan të shënonte 47 gola dhe të jepte 22 asistime në 171 ndeshje.
Por, më pas, ai nuk ishte më në gjendje të shprehte plotësisht potencialin e tij të plotë. Në Juventus, për shembull, ai ishte një meteor.
Danezi vendosi të tregojë disa episode të papublikuara që lidhen me aventurën e tij në botën e futbollit në një dokumentar kushtuar tërësisht atij dhe të titulluar “Nicklas Bendtner – Portreti”.
“Sa më shumë sukses të kisha, aq më keq ishte. Të gjithë më lanë të bëja atë që ishte e mirë për mua.
Askush nuk më tha kurrë ‘Jo’. Askush nuk vuri në dukje pasojat. Kjo e bëri gjithçka të vështirë. Thellë brenda, e dija që nuk isha aty ku duhej të isha.
E mësova veten se çfarë më bënte të lumtur kur isha i trishtuar, por në lidhje me futbollin, ndoshta nuk ishin gjithmonë gjërat më të përshtatshme që bëja”, tha Bendtner.
Së fundi, kujtohet edhe një citim i agjentit të tij, i cili i kujton një klauzolë kurioze në kontratën që duhet të kishte nënshkruar me Kopenhagen: “Duhet të pranoni që në kontratë është përcaktuar që nga tani deri në vitin e ardhshëm nuk do të jeni në gjendje të pini alkool, as të bëjë ski apo diçka tjetër”.