Bayern Munich vijon kërkimet për një mesafushor me peshë për sezonin e ardhshëm. Në listën e kandidatëve për të luajtur me kampionët e Bundesliga, përveç Joao Palhinha të Fulham është dhe Adrien Rabiot, që luan me Juventus.
Bavarezët e konsiderojnë mesfushorin francez të bardhezinjve si një përforcim me shumë vlera. Sipas “Bild”, ata janë gati t’i plotësojnë edhe kërkesat financiare që Juventus nuk i arrin dot.
Gjithsesi, ata nuk janë të vetmit emra në listën e Bayern.
Dy mesfushorë të tjerë që pëlqehen janë edhe Martin Zubimendi i Real Sociedad si dhe Federico Redondo i Argentinos Juniors.
Duket se favoriti mbetet Joao Palhinha, i kërkuar si vjet në vërë ashtu dhe këtë janar nga bavarezët. Madje verën e shkuar transferimi ishte shumë pranë, ndërsa në janar marrëdhëniet sikur u ftohën disi.