Një ndeshje e madhe do të zhvillohet nesër në Bundesligë, aty ky Bayerni i Mynihut do të sfidojë kryesuesit e Bayer Leverkusenit, në një sfidë që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion këtë sezon në Gjermani.
Në prag të kësaj ndeshjeje trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel ka folur në një konferencë për shtyp, duke vlerësuar kundërshtarin, që nuk njeh humbje këtë sezon, por duke theksuar se skuadra e tij shkon për të fituar këtë transfertë.
"Tridhjetë skuadra u përpoqën dhe 30 skuadra dështuan.
Kanë pasur disa fitore në minutën e fundit kohët e fundit.
Ecuria e tyre është e jashtëzakonshme.
Kjo falë cilësisë së tyre.
Ne jemi vetëm 2 pikë mbrapa.
Nuk ka arsye për t'u fshehur. Është koha të tregojmë sa vlejmë.
Ne do të jemi gati të sfidojmë Leverkusen.
Do të shkojmë në Leverkusen për të fituar.
Është emocionuese që dy skuadra po fitojnë pikë në një nivel kaq të lartë. Jemi plotësisht të fokusuar në atë që mund të bëjmë. Ne duam një paraqitje të jashtëzakonshme.
Nëse duam të fitojmë, na duhet një performancë e lartë. Është java që duam të testojmë veten. Ne luajmë për qëllimet tona dhe synimi ynë është të bëjmë një hap tjetër përpara”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Bayernit.