Klubet në Kosovë i kushtojnë sado kudo rëndësi talenteve të futbollit të cilët janë e ardhmja e këtij shteti.
Ndër klubet që punon me kategoritë e reja është edhe FC Ferizaj.
“Eltion Misini, lojtar i së ardhmes dhe i shpresave të Shqipërisë
FC Ferizaj është një promotor i zhvillimit të talentëve.
Shembulli më i mirë është Eltion Misini që është ftuar nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë.
Eltioni tash e disa vite është pjesë e jona, me që rast ka kaluar nëpër gjitha grupmoshat dhe tash është pjesë e juniorëve U19.
Shkolla e Futbollit "FC Ferizaj" secilin vit po shkon duke u rritur nga numri dhe cilësia.
Padyshim Eltioni është vetëm njëri nga të shumtët që do të mbërrijnë suksese në futboll”, - shkruan në faqen e FC Ferizajt.