Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit 2021. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, po bën një punë shumë të mirë.
Rreth shortit të Nations League, ku Gjeorgjia do të ketë përballë Shqipërinë, Ukrainën dhe Çekinë, Sagnol u shpreh:
“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B.
Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur.
Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira.
Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë.
Dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”, tha trajneri i kombëtares gjeorgjiane.