Partizani zhvilloi dje në mesditë stërvitjen e radhës në funksion të derbit ndaj Dinamos të shtunën në orën 17:00 në “Niko Dovana”.
Trajneri Shehi vijon të mos i ketë në dispozicion disa nga lojtarët.
Maget do të marrë edhe pak ditë kohë që t’i qetësohen dhimbjet në dorë dhe më pas do të shihet sërish gjendja e tij. Keko vijon të mos stërvitet me skuadrën për shkak të plagës, që i është hapur në këmbë.
Sakaq, Binstuka po integrohet gradualisht, por pritet që të mos jetë i gatshëm për Dinamon.
E njëjta gjë vlen edhe për afrimin e ditëve të fundit, Bozho Mikuliç.
Pjesa tjetër e skuadrës janë tërësisht të gatshëm, me stafin teknik, që shijon rikthimin e Muratajt dhe Adnard në mesfushë. Mugesa e Maget dhe rikthimi i kësaj dysheje bën që të priten ndryshime në mesfushë.