Në prag të përballjes direkte për kreun e La Liga-s kundër Girona, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp:
“Po flasim për një kundërshtar, që ka bërë më mirë se të tjerët, bashkë me ne.
Do të jetë e vështirë, e respektojmë kundërshtarin, por shkojmë me besim dhe dëshirë për të fituar.
Girona ka entuziazëm, do të jetë shumë e motivuar, sepse e sheh veten pranë nesh.
Nëse fiton nesër, kundërshtari merr kreun e renditjes.
Pra, ka një objektiv ekstra ndaj nesh, që për momentin jemi të parët, me dy pikë më shumë.
Si janë Rudiger dhe Vinicius? Rudiger u stërvit sot dhe ka ndjenja të mira.
Nëse nesër ndihet mirë dhe është në maksimumin e tij, do të luajë. Përndryshe, nuk do ta rrezikojmë, edhe nëse është e vërtetë që lëndimi prek një pjesë të trupit që nuk përbën rrezik.
Sot pati ndjesi të mira, do të shohim nesër. Vinicius është mirë. Nacho? Puna individuale e tij filloi sot, nuk do të jetë gati për nesër.
Ai do të jetë me ekipin të martën, për ndeshjen kundër Leipzig”.