Sokol Çikalleshi u nxor në shitje nga Koniaspori këtë merkato dimri, me klubin që mori një ofertë nga rivali turk, Rizespor.
Gjithsesi duket se “shqiponjat” anatoliane kanë ndryshuar mëndje sa i përket sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Kjo gjë ka ardhur për shkak se fundi i merkatos në Turqi po afron dhe Koniaspori duket se e ka të vështirë që të gjejë një zëvendësues.
Kështu Çikalleshi do të vazhdojë të jetë pjesë e Koniasporit, të paktën deri në fund të sezonit, teksa ai do të kërkojë që të ketë minuta në mënyrë që të jetë gati për Europianin e Gjermanisë në verë me Shqipërinë.