Pritje fantastike në aeroport, Muçi menjëherë një “ultras”: Beshiktash! Beshiktash!
Ernest Muçi është pjesë e Beshiktashit, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që do të veshë fanellën e klubit legjendar turk.
Një pritje fantastike iu bë përpara aeroportit të Stambollit sulmuesit 22-vjeçar, i cili nuk nguroi të bëhej menjëherë një “ultras”.
Së bashku me tifozët që kishin dalë ta prisnin, ai nisi korin e tyre duke brohoritur “Beshiktash! Beshiktash!”.