Situatë kaotike në futbollin gjerman, më konkretisht në duelin e Bundesligës 2 mes Hanoverit dhe Hamburgut, tifozët e të dyja skuadrave janë bërë bashkë, duke thërritur në kor kundër presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, teksa kanë shpalosur edhe banera kërcënues.
Veprimi i tyre qëndron në faktin se kundërshtojnë privatizimin e klubeve.
Ata kërkojnë të mbajnë në fuqi rregullin se asnjë individ nuk mund të jetë pronar i shumicës së aksioneve të një klubi.
Në fillimin e pjesës së dytë, lojtarët e Hanoverit shkuan pranë tifozerisë për t’i qetësuar, por e patën të pamundur. Në këto kushte arbitri vendosi që të ndërpriste ndeshjen..