Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes së mbrëmjes ndaj Torinos, sfidë ku fitorja është detyrim për Sassuolon, trajneri Alessio Dionisi u ndal edhe te Marash Kumbulla.
“Është një djalë që më pëlqen shumë, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A.
U bashkua në fund me në, të shoh nëse do e grumbulloj.
Pasi nuk ka minuta në këmbë prej muajsh.
Ka punuar veçmas, vetëm dy ditët e fundit është bashkuar me grupin.
Duhet ta shpejtojmë procesin e aktivizimit të tij, pasi Marashi ka një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Vullneti i tij e bën diferencën.
Gjithsesi, unë do të vendos në fund për grumbullimin e tij për ndeshjen kundër Torinos“, u shpreh Dionisi, pozitat e të cilit në pankinën e Sassuolos janë të lëkundura.
Skuadra emiliane ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë dhe ndaj ekipit të Ivan Juric do të tentojë tri pikët në “Mapei Stadium”.