Llapi i Podujevës po avancon me rezultat 1:0 në konak të Dritës së Gjilanit, në takimin e javës së 19-të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 4-të pas asistimit të Diar Vokrrit.
Në minutën e 28-të portieri Smakiqi i Dritës është lënduar dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Ndeshja në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, rezultati 0:1 për mysafirët. Jaroviq shënoi në minutën e 40-të.