Fushë Kosova e nisi jo edhe mirë pjesën e dytë të kampionatit, duke barazuar në cilësinë e vendasit, me rezultat 1:1 me Gjilanin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Në minutën e 40-të, Senad Jaroviq me dinakërinë e tij shënoi për 0:1.
Në minutën e 76-të, zëvendësuesi Dorent Hajdari me një goditje të fortë e të saktë nga jashtë 16-shi, ka barazuar rezultatin 1:1.
Pas javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të tetë me 19 pikë e Fushë Kosova në të nëntin me 11 sosh.
Fushë Kosovën e pret punë e madhe në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën tonë.