Llapi i Podujevës ka arritur pikë të plota në takimin e javës së 19-të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës vendase në derbin e javës.
Skuadra nga Gjilani shtanget në konak të saj dhe ka komplikuar shumë punët në luftë për titullin e kampionit.
Futbollisti Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 4-të pas asistimit të Diar Vokrrit dhe ia siguroi fitoren Llapit.
Në minutën e 28-të portieri Smakiqi i Dritës është lënduar dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Ballkani kryeson (një ndeshje më pak) me 40 pikë, pasojnë Llapi 37, Drita 34 sosh etj.