Pioli: Nuk e dimë nëse Napoli do të luajë me 3 apo 4 në mbrojtje

Futboll

Pioli: Nuk e dimë nëse Napoli do të luajë me 3 apo 4 në mbrojtje

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:03
Stefano Pioli

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, doli në konferencën për shtyp për të prezantuar ndeshjen ndaj Napolit, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A, e planifikuar për nesër në orën 20:45 në “San Siro”.

Vitin e kaluar Spalletti, Garcia në ndeshjen e parë, tani Mazzarri.. Çfarë ka ndryshuar?

Me Mazzarrin ka ndryshuar diçka taktikisht.

Nuk e dimë nëse Napoli do të luajë me 3 apo 4 në mbrojtje, por është një kundërshtar cilësor për t’u përballur me shumë vëmendje dhe shumë respekt.

A jeni i habitur nga pozicioni i Napolit?

Është e vështirë për të gjithë të përsëritë veten, ishte e vështirë edhe për ne.

Kampionati është ende shumë i gjatë dhe Napoli nuk është larg nga vendi i katërt.

Ka cilësi të shkëlqyera, lojtarë të mrekullueshëm sulmues, do të duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat