Liverpool pritet të përballet me konkurrencë të ashpër nga Bayern Munich dhe Barcelona për shërbimet e trajnerit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso këtë verë.
Të Kuqtë janë aktualisht në kërkim të zëvendësuesit të Jurgen Klopp, me gjermanin që do të largohet nga roli i tij në fund të këtij sezoni.
Lajme të shumta e kanë lidhur ish-lojtarin e Liverpool, Alonso me stolin e klubit të Anfield. Trajneri spanjoll aktualisht po shijon një sezon të shkëlqyer me Leverkusen, pasi ekipi i tij aktualisht po lufton për titullin e Bundesligas.
42-vjeçari është aktualisht një nga trajnerët më të kërkuar në Europë dhe Liverpool-it do t’i pëlqente ta merrte në Anfield.
Megjithatë, sipas Metro, klubi anglez mund të përballen me konkurrencë të fortë nga dyshja europiane e Bayern Munich dhe Barcelona.
Të dyja skuadrat besohet se janë duke monitoruar Alonson dhe po kërkojnë të punësojnë spanjollin si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Ashtu si Liverpooli, Barcelona është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri përpara sezonit të ardhshëm. Trajneri i Blaugranave, Xavi Hernandez, ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga Camp Nou këtë verë.