Augsburgu ka barazuar me rezultat 2:2 me Leipzigun në takimin e javës së 21-të të Bundesliga I.
Për Augsburgun shënuan Tietz (35') e Demiroviq (60') e për Leipzigun realizuan Openda (39') e Sesko (52').
Openda ka lëshuar rastin më të mirë, dështoi nga penaltia në minutën e 81-të duke lëshuar mundësinë e artë për fitoren e Leipzigut.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur titullar për Augsburgun.
Augsburg renditet në vend të 11-të me 23 pikë dhe Leipzig në të pestin me 37.