Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 74-të për Fulhamin.
Broja për 16 minutat e fundit shijoi fitoren bindëse të Fulhamit, me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it.
Për vendasit shënuan De Cordova-Reid (8'), Rodrigo Muniz (36' e 52') dhe për mysafirët realizoi Senesi (50').
Pas javës së 24-të në Premier League, Fulham është në pozitën e 12-të me 29 pikë e ka dy më shumë se Bournemouth që gjendet një pozitë më poshtë.