Real Madridi ka treguar se është fuqi në kampionatin spanjoll.
Skuadra madrilene e ka demoluar me rezultat 4:0 befasinë më të madhe të kampionatit, Girona-n.
Reali nuk ka lejuar ndonjë befasi por ka treguar se Girona nuk ka forcë që të matet me ta.
Vinicius Junios e nisi serinë e golave në minutën e 6-të për të vazhduar Bellingham (36' e 54') dhe Rodrygo (61').
Pas javës së 24-të, Reali kryeson me 61 pikë e ka pesë më shumë se Girona në pozitën e dytë dhe 11 se Barcelona në pozitën e tretë.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, tani ka qetësinë.